Pandeli Majko ka pranuar mandatin e lënë nga Alqi Bllako. Ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.
KQZ pritet që të bëjë verifikimin dhe më pas të miratojë vendimin që i jep mandatin Majkos.
Ai ishte i renditur i 19 në listën e PS-së ndërkohë selia rozë fitoi vetëm 18 mandate në kryeqytet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në qeverinë e kaluar Pandeli Majko ka mbajtur detyrën e ministrit për Diasporën.