Aktualitet

Pandemia/ 1 viktimë dhe 139 raste të reja në Maqedoninë e Veriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:46 - 12/08/20 |
mapo.al

1 viktimë, 139 raste të reja dhe 239 pacientë të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoni.


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se nga 1627 teste të kryera për COVID-19, 139 kanë rezultuar pozitive.


Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 pacient nga Ohri, 66 vjeç. Ndërsa Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 239 pacientë të shëruar.


Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni shkon në 12.217, prej të cilëve 8.487 janë shëruar, ndërsa 530 kanë ndërruar jetë.


Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vendin fqinj nga fillimi i pandemisë është 12217, numri i pacientëve të shëruar është 8487, ndërsa numri i rasteve aktive, 3200.



Etiketa: ,

Pas