6 viktima, 88 raste të reja dhe 113 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Shkon kështu në 511 numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin fqinj.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1507 testime për coronavirus, ndërsa 88 raste kanë rezultuar pozitive.
Prej tyre në Shkup 23, Kumanovë 8, Dibër 2, Shtip 10, Prilep 3, Tetovë 2, Strugë 11, Veles 2, Manastir 3, Ohër 8, Kavadar 1, Gostivar 4, Strumica 1, Makedonski Brod 4, Vinicë 2, Shën Nikollë 2 dhe Kërçovë 2.
Në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre 2 nga Shkupi; Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.
Ndërsa Instituti për Shëndetin Publik i Maqedonisë ka regjistruar 113 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.289, prej të cilëve 7221 janë shëruar. Raste aktive në vendin fqinj janë 3557.