Aktualitet

Pandemia/ 8 viktima dhe 193 raste pozitive në Kosovë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 13/08/20 |
mapo.al

8 viktima, 193 raste të reja me COVID-19 dhe 205 të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilave rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 10.988 nga 42.627 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste vdekjesh.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 20 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive në Kosovë, 3.999.



Etiketa: ,

Pas