Pandemia i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë. Kriza e shkaktuar nga COVID-19 rrezikon të çojë deri në 100 milionë persona në varfëri ekstreme.
Alarmi është dhënë nga presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, që zëvendësoi parashikimin e mëparshëm të prekjes së 60 milionë personave.
Sipas tij, shifra mund të rritet nëse pandemia ashpërsohet ose zgjatet në kohë.
Ai u bën apel kreditorëve që të reduktojnë borxhet e vendeve të varfra dhe t’u zgjasin afatin e shlyerjes.
Ndërkohë, në muajin prill, G20, vendosi që të pezullojë deri në fund të 2020, rimbursimet e borxheve të shteteve më të varfra.