Aktualitet

Pandemia/ Asnjë viktimë në 24 orë, rritet numri i të infektuarve, rastet aktive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 18/07/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus nga 2451 testime të kryera. Ajo çka vihet re është rritja e numrit të të infektuarve. Krahasuar me një ditë më parë kemi 3 raste pozitive me COVID më shumë.






Të infektuarit u regjistruan në këto bashki; 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.


Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.







Sakaq, në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Ndërsa aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Në 24 orët e fundit janë shëruar dy qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë së Tiranës e imunizuar


Statistika (18 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2451

Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas