Rastet ditore vijojnë të mbeten ndër më të ultat në evropë, pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në Shqipëri ka mbërritur varianti Delta I koronavirusit. Ditën e djeshme u regjistruan 22 raste të reja dhe asnjë fatalitet, ndërkohë që deri më tani gati gjysma e popullisisë ka marrë dozën e parë të vaksinës. Specialistët shprehen se në rast se nuk përsëriten fenomenet e të shkuarës dhe kryhet një gjurmim rigoroz epidemiologjik një valë e tretë e epidemisë është krejtësisht e menaxhueshme
Versioni Indian i Koronavirusit ka mbërritur në Shëqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2. Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë. MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse. “Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit” bën thirrje ministria e shëndetësisë “Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese: Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus. Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhezimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit. Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe vijoi vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend, deri në orën 8 të mbrëmjes” mbyll njoftimin institucioni.
Piku
Rreziku i shpërthimit të një tjetër vale epidemike duket se është evident. Në muajt janar Mars ishte dhe piku i pandemsië, ku u regjistruan më shumë të vdekur dhe prekje nga Koronavirusi. Zyrtarisht deri më tani janë raportuar nga ministria e Shëndetësisë 2450 fatalitete, por humbjet e jetës mendohet të jenë më të larta. Në një shkrim të revistës Monitor të qershorit 2021, thuhet se vdekjet në vitin 2020 u rriten me më shumë se pesë mijë persona se sa normalja e viteve të kaluara “Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20, 784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019, ose 5,011 persona më shumë. Pjesa më e madhe e fataliteteve në shtëpi për shkak pandeminë Covid-19, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mbingarkesës në spitale, por kjo mënyrë ka rezultuar dramatike për ta. Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se raportimet zyrtare.
Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtese në spitale ishin i 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19. Nga ana tjetër jetët e humbura jashtë shtëpisë dhe spitaleve pësuan rënie për shkak të pandemisë, për shkak të masave kufizuese. Në vitin 2020 në vendndodhjen “tjetër” përveç shtëpisë dhe spitaleve humbën jetën 547 persona më një rënie 67% në raport me mesataren 2016-2020. Kjo kategori përfaqëson aksidentet rrugore dhe të tjera, të cilat ishin më të ulëta në numër për shkak se pandemia i kufizoi se tepërmi lëvizjet vitin e kaluar. Në total, në 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë. Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020” thuhet në shkrimin e Monitor.
Menaxhimi
Deri më tani situata duket se nuk është shqetësuese. Me 22 prekje ditore, Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet më të sigurta. Specialistët shprehen se situata ëshët krejt e menaxhueshme dhe nuk ka pse përsëriten fenomenet e të shkuarës, në një kohë që gati gjysma e popullsisë ka marrë dozën e dytë të vaksinës. Dhe në rast se nuk pëersëriten më fenomene si ajo e Tires, apo të rryshfetit dhe tejmbushjes së spitaleve, dhe ndjekjes rigororoze të gjurmimit epidemic, atëherë një valë e tretë sipas specialstëve mund të kalojë tangent pa pasoja të rënda për popullatën.