Kryesore

PANDEMIA/ Dy mjekët që rrëzuan propagandën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 02/05/20 |
mapo.al

Dy mjekë të njohur, Renato Osmënaj, imazherist dhe një prej specialistëve më të mirë që ka vendi për grafitë e mushkërive, dhe profesori Gëzim Xhepa, kanë mbajtur qëndrime kritike dhe të forta këto ditë, duke hedhur në tokë propagandën e rilindjes, lidhur me koronavirusin.


Qeveria dhe kryeministri, e kanë mbështetur të gjithë retorikën te bilanci me Covid-19, dhe rezultatet, që sipas tyre, i nxjerrin të parët dhe më të suksesshmit në Europë. Për numrin e viktimave për 1 milion banorë, por sidomos për masat e marra. Gjatë gjithë kësaj kohe, kur instrumenti më i fuqishëm i mazhorancës, që është propaganda, ka qenë në fuqi, shumë mjekë dhe specialistë të shëndetësisë, ose janë konformuar, ose kanë qëndruar pasivë.


Por Renato Osmënaj dhe Gëzim Xhepa, kanë thyer heshtjen. Ata kanë mbrojtur tezën, me argument dhe me prova shkencore, se coronavirus ka qenë prezent në Shqipëri që në fund të Janarit. Kjo do të thotë se më e pakta, qeveria ka reaguar shumë vonë. Qeveria, ose dyshja Rama-Manastirliu, me komitetin e ekspertëve, duhej t’i paraprinin si rregull situatës. Për shkak të detyrës, mundësive dhe përgjegjësive që kanë, ata të parët si rregull duhej të kishin lajmëruar pandeminë, e duhej të kishin marrë masat. Po ashtu, teza e dy doktorëve, rrëzon bilancin pozitiv të qeverisë, sepse çdokush e di mirë se prej janarit, ka patur shumë të prekur nga një grip i pazakontë, dhe me siguri ka patur edhe viktima.



Reagimet e para të Edi Ramës, ishin tallja, shpërfillja dhe sulmi ndaj çdokujt. Kur covid 19 erdhi sipas tyre zyrtarisht, kryeministri ndryshoi krejtësisht sjellje. Nga tallës dhe goditës i atyre që kishin shprehur shqetësimin, u bë zëdhënës i kujës, i apokalipsit që sipas tij, do të merrte 18 mijë jetë njerëzish.


Propaganda e Edi Ramës në këto kohë ka kaluar në shtigje të pasigurta. E vështirë të thuash se sa ka ngjitur. Por janë dy mjekë kurajozë e me integritet që kanë thënë të vërtetat e tyre.


Ata kanë folur për gazetën MAPO, ku kanë sqaruar gjithçka që dinë dhe kanë parë këto ditë të pandemisë dhe menaxhimit që i është bërë kësaj situate.

INTERVISTA

Gëzim Xhepa: Marrëzi kolektive, të dalim nga izolimi, spitalet t’u kthehen njerëzve

intervistën për Gazetën MAPO, mjeku i njohur Gëzim Xhepa, nga të rrallët që ka mbajtur qëndrime kritike për menaxhimin shëndetësor të pandemisë, thotë se duhet të dalim sa më shpejt nga izolimi. Profesori proteston ashpër ndaj idesë, se Shqipëria mund të kthehet në terren të testimit të skemave të mjekimit anti-covid të OBSH.

Intervistoi: Armand Maho

Zoti Xhepa, Shqipëria ndodhet që prej të paktën 50 ditësh nën masa shtrënguese për shkak të pandemisë. Sot që flasim, në spitalet e ngritura për këtë qëllim shënohen vetëm 32 të shtruar, nga një total prej diçka më shumë se 770 të prekurish. A janë të justifikuara këto masa në momentet që po flasim, dhe në mungesë të tyre, do kishim shifrën e viktimave që deklaroi kryeministri (18 mijë)?
Numri i viktimave 18000 është çmendurisht i gabuar dhe ekstra-logjikisht i ekzagjeruar. Sikur të kishim një popullsi me ndjeshmërinë e Evropës Perëndimore, që çuditshëm shfaqi një ndjeshmëri dhe vdekshmëri 70 – 80% më të lartë ndaj virusit se Evropa Lindore (ku përfshihemi dhe ne), në kushte të mungesës së plotë të masave shtrënguese dhe zbatimin e politikave suedeze, sot do të rezultonim në Shqipëri, me një total vdekshmërie prej 685 viktima, që në kushtet e rezistencës natyrale në Evropën Lindore do të reduktohej në 115 viktima. Por me sa di unë, vetë kryeministri e ka korrigjuar si shifër, pasi e quajti një lapsus të specialistëve këshillues në fillimet e pandemisë, kur nuk njiheshin mirë kurbat epidemiologjike të COVID-19, duke e reduktuar numrin e viktimave në mungesë masash shtrënguese në 2200. Me një përllogaritje të thjeshtë, duke u nisur nga vendi fqinj Greqia, për të cilën shefi i opozitës Tsipras e quajti neglizhente në masat shtrënguese dhe kërkoi të ndiqet shembulli i Shqipërisë (sipas medias shqiptare), e cila sot ka 13 vdekje/ mln, e konvertuar në popullsinë shqiptare do të rezultonim me 37 viktima. Pra masat shqiptare që kanë ekzaltuar z. Tsipras, në logjikën e thjeshtë matematikore kanë kursyer vetëm 7 jetë njerëzish. Si mjek jam i ndjeshëm edhe karshi një jete të humbur dhe do t’i mbështesja këto masa, nëse nuk do llogarisja qindra jetë të rrezikuara sot në shtëpi nga dalja jashtë loje e shërbimit shëndetësor shqiptar, ku QSUNT (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”), qendra kryesore e menaxhimit të rasteve serioze për gjithë Shqipërinë, është e bllokuar në aktivitetin e saj si Qendra COVID 1. Me sa vdekje do të pasohet kjo situatë në radhët e të sëmurëve të harruar (pra jo COVID-19), ku përllogaris të sëmurët kronikë, moshën e tretë të abandonuar dhe izoluar nga shërbimi shëndetësor? Çdo të bëhet me të sëmurët me sëmundje të rënda duke nisur nga ato të organeve vitale e deri në sëmundjet malinje (kanceroze), që nën stresin e kuçedrës COVID-19, janë izoluar dhe kanë harruar sëmundjen që u shkurton çdo ditë jetë? Sa sëmundje të paidentifikuara presin që të lirohen masat bllokuese për t’u diagnostikuar, në një kohë që në kushte paniku, ankthi dhe stresi nga “armiku i padukshëm”, po avancojnë, duke kërcënuar seriozisht jetën? Për mendimin tim, është nevojë imediate dhe emergjente, që QSUNT të zhbllokohet dhe të vihet në shërbim të shëndetit qytetar për gjithë Shqipërinë.

Në Itali për shembull, forca e virusit sipas njoftimeve ka zbritur në 0.6 për qind. Në dijeninë tuaj ka ndonjë studim se sa është forca e infektimit në Shqipëri?
Kuptohet, unë jam kirurg plastik dhe mirë është që në terma teknikë të flasin specialistët e epidemiologjisë. Por mjekësia ka disa parime bazë, me të cilat është i njohur çdo mjek dhe të cilat duhet të zbatohen. Vetë, është deklaruar nga Qeveria, si zëdhënëse e një stafi të specializuar të emërtuar Komiteti Teknik, që masat drastike shtrënguese u morën me qëllim minimizimin e fluksit të infektimit dhe sëmundshmërisë, në mënyrë që ky fluks të bënte një ngritje graduale drejt pikut dhe të ishte i përballueshëm nga shërbimi shëndetësor. Pra, që këtu, kemi pranuar se nuk mund të pengohet rënia në kontakt e virusit me gjithë popullatën, pasi kjo është e pashmangshme, bile e domosdoshme për krijimin e imunitetit natyral ndaj virusit. Në kushte kur, prej 3 – 4 javësh, kemi vetëm 5% pozitivitet coronavirusi në popullsi target, d.m.th. në popullsi të kontaktit të drejtpërdrejtë me të sëmurin, pra aty ku nuk penetrojnë dot masat shtrënguese të izolimit (pasi janë rreth familjar, qendër pune etj.), dëshmon se këto masa nuk sjellin më përfitim nga tejzgjatja e tyre, bile bëhen dëmtuese se pengojnë imunizimin e popullatës nga rënia në kontakt natyral me virusin nëpërmjet ekspozimit ndaj tij. Insistoj që është nevojë urgjente për kalimin gradual por të shpejtë nga izolimi në distancim, pasi është periudha më e përshtatshme për të realizuar kontakt gradual në popullatë me virusin.

Në muajin janar dhe shkurt një pjesë e mirë e popullsisë kanë raportuar shenja gripi të fortë dhe mjaft të ngjashëm me atë që raportohen nga COVID 19. A ekziston mundësia që një pjesë e popullsisë të jenë imunizuar tashmë?
Kur e hodha këtë ide para 3 javësh, u konsiderua herezi, por aktualisht edhe zyrtarisht është pranuar se epidemia duhet ta ketë pasur pikun para periudhës së karantinës. Në atë kohë, unë kërkova nga epidemiologët të shpjegonin pse pas vendosjes së karantinës kishim një kurbë në rënie dhe jo në ngritje, duke vënë në dyshim rastin 0 të njohur zyrtarisht si rast fillestar të epidemisë. Për këtë u nisa nga këmbimet e dendura që kemi me Italinë e Veriut (dhjetëra udhëtime ajrore në javë, pa përfshirë udhëtimet tokësore, apo detare), gjë që e bënte të pamundur izolimin e Shqipërisë nga ana epidemiologjike nga regjioni më i goditur nga COVID-19. Aktualisht flitet se në Milano, virusi ka qenë prezent që në mesin e Janarit (nga specialistë italianë). Tashmë që syri i imazheristëve është thyer me pamjet e COVID-19, rishikimi i imazheve të muajve janar – shkurt do t’i jepte fund dilemës nëse kanë qenë prezente, ose jo imazhe të ngjashme me pneumoninë e këtij virusi. Megjithatë pas 7 javësh pritje të pikut dhe mos mbërritjes së tij, kur nuk e hasëm përpara, patjetër e kemi lënë prapa. Nga ana tjetër, thashë se aktualisht në tamponimet e grupeve target, që janë grupe që nuk i mbrojnë masat e izolimit, ne e hasim virusin në 5% të popullatës, i takon që 95% të ketë rezistencë natyrale, ose të jetë e imunizuar nga kalimi i virozës pa shenja klinike më parë. Unë kam propozuar, që këta 90 – 95% që dalin tampon negativ (pa virus) në grupet e ngushta të kontaktit, t’u bëhet testi i imunizimit dhe të shohim se sa % prej tyre janë të imunizuar. Kjo do jepte një informacion të tërthortë për shkallën e imunizimit të popullatës në tërësi dhe zhvendosjen e periudhës së epidemisë në muajin shkurt, gjë që do ta relashonte qeverinë në daljen nga ankthi dhe paniku, dhe ndërmarrjen më me guxim të masave çliruese.

Shqipëria por edhe vendet e tjera të rajonit, kanë pasur një qasje si të thuash të moderuar karshi COVID 19. Mendoni se qasja e virusit në vende dhe popullsi të ndryshme nuk është e njëjta, pasi mund të ndikojnë faktorë të tjerë?
E argumentova edhe më sipër se është aktualisht fakt që vendet më të zhvilluara e kanë kaluar paradoksalisht më rëndë këtë pandemi. Them paradoksalisht, sepse në kushte normale duhet të prisnim që popullatat më të kequshqyera, me shërbim shëndetësor më deficitar, duhet të pasoheshin nga një frekuencë më e lartë sëmundshmërie dhe numër më i lartë viktimash. Atëherë shkaku duhet të kërkuar në faktorët predispozues që kanë ekzistuar në kushtet e mirëqenies. Ndërkohë dua theksoj edhe diçka tjetër. Dëgjova se jemi bërë pjesë e territoreve ku do testohen skemat e mjekimit të COVID-19 nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë). Për skema normale mjekimi ne nuk jemi terren i përshtatshëm, pasi numri i kufizuar i të sëmurëve që kemi, nuk mund të japë asnjë rezultat statistikor bindës për një program pilot studimor. Atëherë ky ose është lobim qeveritar për qëllime propagandistike, ose OBSH ka përzgjedhur vende me sistem kontrolli antikorruptiv të ulët, për të abuzuar me fondet. Por të dyja këto nuk do të më shqetësonin si mjek, aq shumë sa do më tmerronte nëse Shqipëria është angazhuar të testojë skema të detyruara vaksinimi gripal. Kjo duhet të ngrejë peshë gjithë opinionin e komunitetit shëndetësor, se është një atentat i pastër karshi jetës dhe shëndetit tonë dhe të fëmijëve tanë, është goditje e pastër karshi të drejtës thelbësore për të vendosur për të jetuar me imunitet natyral, apo të deformuar artificial. Aplikimi i vaksinave me imunitet të përkohshëm duhet të jetë pa ekuivok e drejtë e përzgjedhjes së lirë të individit për aplikimin, apo mos aplikimin e tyre.

Kur foli për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore, kryeministri u shpreh se këto masa do vazhdojnë deri në daljen e vaksinës. Por Shqipëria në këtë drejtim s’ka asgjë në dorë. A e ndalojnë masat virusin për një periudhë kaq të gjatë?
Në radhë të parë, nëse pranojmë se epidemia ka qenë prezente që në shkurt, Shqipërinë e mbrojti Shërbimi Parësor (Mjeku i Familjes), i cili në kushte të mos rënies në panik trajtoi me qetësi agresivitetin e dy viruseve të kryqëzuara në të njëjtën periudhë dhe nuk mbingarkoi asnjëherë shërbimin dytësor, apo atë terciar. Në këtë këndvështrim, duhet hequr dorë nga një numër unik 127, që do të prodhojë vetëm kaos dhe viktima, por skalioni i parë në një pandemi duhet të jetë mjeku i familjes, mirë i orientuar, qoftë dhe me broshura të shpejta për sëmundjet që shfaqen. Në raste sëmundjesh infektive agresive, ai duhet kaluar menjëherë në lidhje telefonike me të sëmurët e tij, duke eliminuar kontaktin e drejtpërdrejtë me të sëmurët dhe transformimin e tij në shpërndarës infeksioni. Nga ana tjetër, do të jetë gabim fatal, nëse për situata të tilla të një sëmundjeje, të bllokohet QSUNT, pasi ajo është qendra e vetme menaxheriale e shëndetit për gjithë Shqipërinë. Së fundi desha të theksoj, më tepër se sa prodhimi i vaksinës, për kalimin e qetë të epidemisë së vjeshtës (gjithnjë nëse ndodh), mua më shqetëson kalimi gradual sa më i shpejtë nga izolimi në distancim, për një imunizim gradual dhe të butë natyral të popullatës.

 INTERVISTA 

Renato Osmënaj: Ashpërsimi i masave, dobësi e sistemit shëndetësor

A ka vend për gjithë këto masat shtrënguese, që po vazhdojnë prej gati dy muajsh? Në cilin muaj ka filluar të qarkullojë virusi në Shqipëri, dhe sa mund të ketë prekur pa shenja dalluese.Çfarë mund të ketë qenë gripi i janarit apo shkurtit, dhe si mund të rikthehemi në jetën normale. Një intervistë rreth disa të vërtetave të epidemisë së Koronavirusit në Shqipëri. Flet për gazetën MAPO mjeku i imazherisë në spitalin infektiv

Intervistoi: Armand Maho

Doktor Osmënaj, po dëgjojmë shpesh fjalën “luftë”, nga goja e kryeministrit por dhe autoriteteve të tjera shëndetësore ose jo. Ju jeni mjeku imazherist në vijën e parëtë frontit, si është situata aktuale në Shqipëri, dhe a e justifikon ajo gjithë këtë diskurs të ashpër?
Atëherë në çdo bisedë që bëhet dhe përmendet termi luftë, unëmendoj se më së pari ushtarët e rinj duhet të marrin mend nga ata që e njohin mirë luftën. Janë dhe këto teoritë konspirative qëështë një virus i fabrikuar apo i prodhuar, por ata që janë realishtpopulli më i vjetër në luftë janë izraelitët. Dhe në çfarë kam parëpër COVID 19 përgjithësisht nëpër botë është prononcuar përgjithësisht struktura shëndetësore shtetërore, ndërsa atje u prononcua ministri i Mbrojtjes kur tha se 70 për qind e popullatës do e kalojnë, ndërsa moshat e moshuara duhet të jenëtë vetëkarantinuar dhe për ti ushqyer çohen ushqime nga fëmijët apo nga struktura të posaçme të cilët nuk ka nevojë t’ikontaktosh siç bën bëjnë këtu strukturat e Erion Veliajt, por i lënë te dera ushqimet. Ia dezinfektojnë pakot dhe të moshuarit i fusin brenda, gjithmonë pa i kontaktuar. Ndërsa pjesa tjetër vazhdon jetën normalisht. Kështu që e gjithë strategjia e luftësantiCOVID sidomos për shtetet e vogla që janë komode për shkak të numrit të vogël të popullsisë, dhe kanë mundësinë ti kalojnë këto siklete më lehtë se metropolet e mëdha të ngrihet mbi këtë bazë. E dyta në vëzhgimet e mia të këtyre 45 ditëve shoh që stadet klinikisht të prekura ose që janë relativisht tësëmurë rëndë, më ngjasojnë më sëmundjen e tumorit. Dhe çdo metodologji për kurimin e kësaj sëmundje shtrihet në dy linja, e para diagnostikimi, pra përcaktimi i sëmundjes dhe shkallës sësaj dhe e dyta profilaksia . Profilaksia është blloku i masave, kërkimi epidemiologjik, gjurmimi i rasteve e kështu me radhë.

Kryeministri shprehet se masat kufizuese do të vazhdojnëderi në gjetjen e vaksinës, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë raportohet një numër i ulët të shtruarish, diçka më shumë se 30-të në të dy spitalet COVID. Gjithë këto masa drastike, e justifikojnë situatën reale të COVID?
Jo 100%, do jepja një justifikim deri në masën 60 % justifikues.I gjithë ky ashpërsim masash vjen si pasojë e dobësisë sësistemit shëndetësor që ne kemi. Vetëm ka ndodhur diçka absurde. Janë nxjerrë nga loja, mjekët e familjes dhe poliklinikat, dhe kjo solli që një armatë e madhe, mjekësh jashtëstrukturave COVID, të mos kishin njohuritë dhe formimin për këtë sëmundje, në lidhje me reflektimin, diagnostikimin apo menaxhimin e rasteve, si të ruanin veten e tyre e me radhë. Nërast se do ishin në strukturë dhe këta mjekë, atëherë sdo kishte nevojë për gjithë këto masa drastike.

Ju jeni mjek i imazherisë, dhe aty keni qenë dhe përpara fillimit të pandemisë. Raste të ngjashme ka pasur në mëparë, në janar shkurt për shembull?
Dy javët e fundit të shkurtit ka pasur raste, ndoshta dhe vdekje me COVID por unë nuk kam argumenta imazherikë për ta vërtetuar këtë me fakte. Mund të themi që të prekurit me COVID kanë imazhe shumë të dallueshme nga të tjerat.

Si p.sh.?

Është ajo që quhet pneumoni inensiciale, multi fokale me njëimazh “xhami i akullit” që e quajmë ne, që nuk e kam parë nëpërvojën time 20-vjeçare.

Pra, ju po thoni që kjo pandemi ka ekzistuar para se tëshfaqej pacienti zero po që mund të mos kenë ardhur nëspital?
Absolutisht po. Të paktën dy javët e fundit të shkurtit dhe javën e parë të marsit COVID ka shëtitur nëpër Shqipëri. Madje ka pasur dhe vdekje që janë interpretuar si pneumoni atipike.

Duke ndenjur te ky argument, a ekziston mundësia që njëpjesë e madhe e popullatës të jetë asimptomatike, dhe ta ketëkaluar sëmundjen?
Koha është e shkurtër për të menduar se pjesa më e madhe e ka kaluar. Ka grupe popullatash në Shqipëri që deri më tani nuk janë prekur nga COVID dhe kjo mund të vijë dhe falë sistemit imun të shqiptarëve apo specifikave që mund të kenë popullata të ndryshme në ndërtimin qelizor të tyre, por ajo që më bën tëmendoj se është ende herët për të thënë se pjesa më e madhe e ka kaluar këtë sëmundje, është shfaqja e rasteve të reja të këtyre që vijnë on block, si p.sh. vatra e fasonerisë në Krujë, apo burgu 313. Por duhet thënë dhe tjetra se këto janë vatra që kanë pasur doza të larta ekspozimi dhe ngarkesa të larta virale. Sepse, dua ta theksoj dhe këtë, doza e virusit ka një rëndësi të madhe nëecurinë e sëmundjes. Pra sa më shumë të kesh qëndruar me njëtë prekur, dhe sa më shumë të kesh marrë e dhënë me të, aq mëtë rënda janë simptomat.

Ne kemi një fashë oraresh, a është e domosdoshme ndalimi i lëvizjes së makinave apo dhe i njerëzve?
Për mua më shumë se fashat e orareve duhet të funksionojëdistancimi social, qoftë dhe duke rritur prezencën e forcave policore.

Pra, ju thoni që masat duhen shtuar? Shqiptarët duhet të mësohen të respektojnë distancat, se jo mëkot e thashë më lartë që doza e infeksionit është shumë e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve. Në rast se mësohen tëruajnë distancën me njëri-tjetrin, atëherë fasha e daljes mund tëzgjatet pa fund dhe 24 orë ska asnjë problem.

Kurba e epidemisë këtu te ne është cilësuar në formë “M”-je. Pra, ngrihet ulet ngrihet sërish…?
Unë sjam specialist i fushës që të flas për këtë problem, por mendoj që ajo çka duhet bërë është që duhet të rritet fasha sëdaljes, dhe distancim social i pastër.

Ju folët dhe për dozën e koronavirusit më lart, çfarënënkuptoni me këtë?
Doza e koronavirusit është përcaktuese në gjendjen e sëmundjes që ai do kalojë. Çfarë dua të them? Duhet të jemi përherë nëalert për mjediset e punës si p.sh. fasoneritë. Masat atje duhet tëjenë drastike, dhe në rast se punonjësit duhet të dalin punë. Pra që nga matja e temperaturës tre-katër herë në ditë, kushtet higjienike, dezinfektimi i ambienteve. Informacioni në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmve që duhet të përditësohet, sepse një individ mund të mos ketë shenja klinike por mund tëjetë një afërm i saj. Nuk jam për hapjen e qendrave të mëdha komerciale, dhe ajo çka është më e rëndësishme, njerëzit qërezultojnë pozitivë nuk duhet të qëndrojnë në një ambient tëmbyllur dhe të bashkuar. Sepse kemi një masë tëkonsiderueshme çiftesh të moshuarish, në spitalin infektiv, ka rezultuar se kanë qëndruar bashkë për një periudhë të gjatë deri në 20-ditore, të imponuar dhe kanë ardhur të sëmurë rëndë për shkak të qëndrimit të gjatë me njëri-tjetrin.


Etiketa: , , ,

Pas