Pandemia e Koronavirusit/ Ja ku po përhapet

Koronavirusi po vazhdon përhapjen e tij në të gjithë botën, me më shumë se 12 milion raste të konfirmuara në 188 vende. Më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë humbur jetën e tyre.

Në këtë seri hartash dhe tabelash gjurmohet përhapja globale e virusit.



Ku janë rastet e koronavirusit dhe vdekjet ende në rritje?

Virusi, i cili shkakton infeksionin e frymëmarrjes të Covid-19, u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan, Kinë, në fund të vitit 2019. Pastaj u përhap shpejt në të gjithë globin në muajt e parë të vitit 2020, duke arritur në 12 milion raste të konfirmuara në fillim të korrikut.

Europa dhe Amerika e Veriut panë shpërthimet e para të mëdha në prill, por ndërsa filluan të lehtësohen, Amerika Latine dhe Azia filluan të shohin një rritje të rasteve. Amerika e Veriut ka parë një ringritje të infeksioneve javët e fundit, kryesisht të nxitur nga shpërthime të reja në SH.B.A.

Të enjten, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetsisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi: Në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll; është përkeqësuar.OBSH thotë se pandemia nuk ka arritur ende kulmin në Amerikën Qendrore dhe Jug, ku Brazili ka qenë më i godituri deri më tani. Numri i të vdekurve është gati 70,000.

Kolumbia ka njoftuar se po zgjat izolimin e saj në mbarë vendin për më shumë se dy javë pasi raportuan raste dhe vdekje të përshpejtuara në disa qytete.

India tani ka afro 800,000 raste të konfirmuara, numri i tretë më i lartë në botë.

Afrika e Jugut dhe Egjipti kanë parë rritjet e infektimit më të mëdha deri më tani në kontinentin Afrikan. Por, normat e testimit raportohen të jenë jashtëzakonisht të ulëta në disa pjesë të kontinentit, kështu që kjo mund të deformojë vlerësimet zyrtare se sa është përhapur virusi.

A ka vende me një ‘valë të dytë’ të rasteve?

Pandemitë e mëparshme janë shpalosur në “valë” infeksionesh, me shpërthime të reja që përsëriten pas pikut fillestar. Ekspertët e shëndetit mendojnë se Covid-19 mund të ndjekë një model të ngjashëm, por nuk ka ndonjë dakordësi mes ekspertëve për atë që saktësisht përbën një valë të dytë.

Edhe pse një numër vendesh kanë parë një rritje të infeksioneve pasi u duk se kanë virusin nën kontroll, ato mund të jenë akoma në fazat e para të shpërthimit. Dhe rastet në rritje nganjëherë mund të jenë për shkak  të testimeve të rritura.

Irani pati një rritje të shpejtë të rasteve në maj dhe qershor, por ato janë stabilizuar në javët e fundit.

Gjithashtu, ka pasur një rritje të rasteve në Izrael pasi kufizimet u lehtësuan në fund të majit.

Në Australi, qyteti i Melbourne tani ka filluar një izolim të dytë pas një rritje të kohëve të fundit në infeksione, me banorët që u ndaluan të linin shtëpitë për gjashtë javë, përveç për ndonjë arsye thelbësore.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka ndaluar vizitorët ndërkombëtarë të bëjnë haxhin, ose pelegrinazhin, këtë vit në një përpjekje për të kontrolluar pademinë.

SHBA është duke hasur një rritje të dytë të rasteve

SHBA aktualisht është duke hasur numra rekord të rasteve të konfirmuara ditore, duke konfirmuar mbi 60,000 ditët e fundit.

Deri para pak kohësh, vdekjet kanë pesuar rënie, dhe aktualisht janë të përqendruara në shtete me rritje  të mëdha të rasteve: Texas, California, dhe Florida.

Të mërkurën, zyrtari i lartë shëndetësor i vendit për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, bëri thirrje për disa shtete që të konsiderojnë ndalimin e izolimit të tyre.


Shtëpia e Bardhë ka thënë se rritja e rasteve është një produkt i një ngritjeje të aftësive të testimit në SHBA. Por Dr Fauci ka paralajmëruar se përqindje më të larta të rasteve pozitive “nuk mund të shpjegohen me testime të rritura”.

Deri më tani, SHBA ka regjistruar rreth tre milion raste të virusit dhe më shumë se 130,000 vdekje.

Universiteti i Uashingtonit parashikon që numri i vdekjeve mund të arrijë në 175,000 deri në tetor, megjithëse thotë se kjo mund të zvogëlohet në 150,000 nëse 95% e amerikanëve veshin maska në publik.//BBC//

Përshati: Mapo.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252