Aktualitet

Pandemia e koronavirusit, Luksemburgu nis testimet në masë të popullatës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:31 - 20/05/20 |
mapo.al

Luksemburgu nisi testimet në masë të popullatës për Covid-19 këtë javë. Synimi është që të testohen të gjithë 600 mijë banorët për të shmangur një valë të dytë infeksioni pas lehtësimit të masave kufizuese.


Testet diagnostikuese janë vullnetare dhe autoritetet do të rrisin nivelin ditor të tyre nga 1500 në 20 mijë. Instituti shëndetësor i Luksemburgut shprehu rëndësinë e kontrollimit të sistemit teknologjik nëse mund ta përballojë këtë fluks të lartë.


Ky shtet planifikon të ngrejë gjithsej, 17 stacione për të testuar qytetarët dhe personat që vijnë në pikat kufitare me Belgjikën, Gjermaninë dhe Francën. Aktualisht numëron 109 viktima dhe rreth 4 mijë të infektuar me koronavirus.




Etiketa: , , , ,

Pas