Aktualitet

Pandemia e koronavirusit rriti varfërinë në botë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 18/10/20 |
mapo.al

Pandemia e koronavirusit nuk ka marrë vetëm miliona jetë dhe ka izoluar botën, por po shton varfërinë dhe vë në risk jetesën e njerëzve.


Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vë në pah se po rritet kequshqyerja. Aktualisht numërohen 690 milionë njerëz të paushqyer në botë, shifër e cila deri në fund të 2020 pritet të rritet me 132 milionë njerëz të tjerë.


Një rritje drastike kjo e ndikuar nga pandemia e koronavirusit. Vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme janë më të prekurit.



Sipas ekspertëve botërorë, shtresa më e dëmtuar mbeten punonjësit informalë, të cilët nuk kanë përfituar edhe ndihmën e shtetit në rastet e mbylljes.


Fermerët janë një tjetër kategori e dëmtuar si pasojë e mbylljes së kufijve mes shteteve. Në kushtet e izolimit ata nuk kanë mundur të eksportojnë prodhimet e tyre duke krijuar kështu humbje të mëdha.

Lexo edhe :  Mjeku Bledi Nini humbi jetën nga koronavirusi, "shpërthen" Renato Osmënaj: Në këtë ditë k***at bëjnë aheng

Ekspertët u bëjnë thirrje qeverive që të përpiqen të ndihmojnë më shumë grupet e riskut. Sipas OBSH, tani është koha për solidaritet dhe mbështetje globale për të parandaluar përshkallëzimin e një katastrofe shëndetësore dhe social-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas