Aktualitet

Pandemia e koronavirusit, të infektuarit e rinj në Rusi në nivele alarmante





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 10/05/20 |
mapo.al

Vijon të rritet me hapa galopante numri i personave të infektuar me koronavirus në Rusi edhe pse të dhënat tregojnë se vdekshmëria vijon të jetë më e ulët në krahasim me vendet e tjera të goditura nga pandemia.


Sipas universitetit “John Hopkins”, në Rusi u regjistruar mbi 11 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë dhe 88 viktima. Ky është bilanci i radhës rekord në vend, që vijon të pësojë rritje prej 6 ditësh.


Që nga nisja e pandemisë në Rusi raportohen mbi 209 mijë të infektuar dhe 1915 viktima.


Tashmë vendi renditet i pesti në renditjen globale për numrin e personave pozitivë me Covid-19 pas SHBA, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.



Etiketa: , ,

Pas