Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pandemia – Java e fundit me më shumë infektime se në tre muaj

by mapo.al
17/08/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Në Shqipëri, java e fundit (10-16 Gusht) shënoi një tjetër përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë së koronavirusit, me një shumëfishim të rasteve, vdekjeve dhe shtim të ndjeshëm të pacietëve në spital, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, të infektuarit rishtazi u rritën me 161 përqind, krahasuar me javën e kaluar (3-9 Gusht), duke u ngjitur në 2164 raste, ose 1329 më shumë. Bëhet fjalë për kuotën më të lartë që pas javës së parë të muajit Prill. Mesatarja ditore arriti në 309 të prekur. Dita me më shumë raste ishte e shtuna, me 410 të infektuar.



Numri i të prekurve vetëm gjatë 7 ditëve të fundit, ja kalon totalit të tre muajve të fundit (Qershor-Korrik-Maj) të marrë së bashku, kur numëroheshin 1936 raste.

Rritje të dukshme pësoi dhe pozitiviteti, raporti mes rasteve të reja dhe testimeve, i cili u ngjit në kuotën e 6.7 përqind nga 3.1 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive po ashtu shënuan një rritje të shpejtë nga 1092 të tilla në 9 gusht, në 2981 të hënën, 16 gusht.

Gjatë javës së kaluar, edhe vdekjet u dyfishuan. Nga tre viktima në javën pararendëse, ato arritën në 6, të gjitha në katër ditët e fundit. Një 54 vjeçar nga Tirana humbi jetën të hënën, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Spitalin Infektiv ku trajtohen të sëmurët që kërkojnë trajtim të specializuar, numri i pacientëve arriti në 47, nga 30 që ishin të hënën, më 9 gusht.

Autoritetet duket se ende nuk kanë në plan për të ashpërsuar masat kufizuese, ndërkohë që ato në fuqi, veçanërisht detyrimi i mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura shpërfillet haptazi, dhe vetë institucionet që kanë për detyrë të ndjekin zbatimin e masave, nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar respektimin e një detyrimi ligjor.

Thirrjet janë përqëndruar kryesisht në nevojën e vaksinimit, ndërsa prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për të gjitha moshta mbi 18 vjeç. Në gjysmën e parë të gushtit janë kryer më shumë se 122 mijë doza. Në total, deri më 15 gusht, sipas të dhënave zyrtare, kanë kryer vaksinën afro 26.7 përqind e popullatës, nga e cila 20.3 përqind ose pa më shumë se 570 mijë qytetarë të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër 6.4 përqind (afro 181 mijë qytetarë) vetëm një dozë./VOA/

Tags: infektimetjava e funditKoronavirusiShqipëri

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
E rëndë në Berat, 65-vjeçari humb jetën teksa priste në radhë të vizitohej

E rëndë në Berat, 65-vjeçari humb jetën teksa priste në radhë të vizitohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In