Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë.
Ai shkruan se mes viktimave të sotme janë mjeku i njohur, Ilirjan Draçi, akademikja Irena Bogdani dhe një 28 vjeçare shtatzënë.
Sipas Tavos pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe se propaganda e qeverisë që spitalet tona janë më të mira se ato të Gjermanisë është marrëzi dhe tragjedi.
“Eksodit të largimit të popullatës nga keqqeverisja i është shtuar edhe eksodi i kurimit nga Covid në spitalet e huaja.
Tragjedi e dyfishtë që ka vetëm një fajtor – sektin e “Rilindjes“, shkruan Tavo.
Statusi i plotë:
COVID-19 po merr jetë. Sot u shua mjeku i njohur, Ilirjan Draçi, akademikja Irena Bogdani dhe një 28 vjeçare shtatzënë.
Teksa pandemia ka dalë jashtë kontrolli propaganda e qeverisë së dështuar se spitalet tona janë më të mira se ato të Gjermanisë është marrëzi dhe tragjedi.
Eksodit të largimit të popullatës nga keqqeverisja i është shtuar edhe eksodi i kurimit nga Covid në spitalet e huaja.
Tragjedi e dyfishtë që ka vetëm një fajtor – sektin e “Rilindjes.”