Në dy javët e fundit në Kosovë ka patur një shtim të rasteve të reja me COVID-19. Këtë e vërteton edhe renditja e ESI (The European Stability Initiative).
Bazuar në të dhënat e dy javëve të fundit të ESI, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banorë. Sipas kësaj përllogaritjeje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19.
Në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, Luksemburgu me 100 raste, Maqedonia e Veriut me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76, ndërsa Shqipëria renditet e dhjeta me 39 raste.