Aktualitet

Pandemia/ Basha: Situata me koronavirusin kaotike, është keqmenaxhuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:39 - 23/09/20 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunik me mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit.


Basha renditi një sërë problemesh, që nga mungesa e testimeve deri tek mjekët e familjes, që nuk kanë kapacitete për të ndjekur të infektuarit.


Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim të rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta. Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid.


Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë”, deklaroi Basha.


Basha tha se situata është kritike, ku janë rritur rastet disa herë në krahasim me nisjen e pandemisë. “Situata është në prag të katastrofës. Nuk janë bërë testimet për mjekët e mësuesit. Nuk janë pajisur me maska. Qeveria të marrë masa, ka dështuar për 6 muaj, tani duhet të dëgjojë këshillat tona“, – u shpreh Basha.


 

 


Etiketa: , ,

Pas