Aktualitet

Pandemia – Kryemadhi: Jam për mbylljen e shkollave, ja si mund të zhvillohet mësimdhënia









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:02 - 01/12/20 |
mapo.al

“Unë jam për lockdown-in e shkollave”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Real Story” në News24 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.



Ajo arsyetoi qëndrimin e saj duke shpjeguar edhe propozimin e LSI-së se si mund të funksionojë sot sistemi arsimor në kushtet e pandemisë së COVID-19.


Shkollat duhet të mbyllen tha ajo dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.




Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues.



Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet.


Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, deklaroi Kryemadhi.

1


Etiketa: , ,

Pas