Aktualitet

Pandemia/ Manastirliu: Shtohen 300 punonjës, vjeshta e dimri do jenë të vështirë (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 01/08/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim ditën e sotme me epidemiologë të qytetit të Tiranës, e cila mbetet vatra më e nxehtë e pandemisë në Shqipëri. Manastirlu tha se do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, sistemit shëndetsor në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19


Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19.


300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t’i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor”, u shpreh Manastirliu.


Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit”, tha Manastirliu.


“Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët

“Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje”, apeloi Manastirliu.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas