Aktualitet

Pandemia në Britani/ Nisin testimet derë më derë edhe për ata që nuk shfaqin simptoma





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 10/07/20 |
mapo.al

Që kur ka nisur pandemia, për herë në Britaninë e Madhe, krahas praktikave të tjera përdorura ka filluar edhe testimi derë me derë. Kjo skemë testimi ka nisur në qytetin anglez të Leicester-it.


Ekipe dhe vullnetarë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në vend ndodhen ne këtë qytet dhe po testojnë edhe personat që nuk kanë simptoma.


Më 29 qershor, në Leicester u vendos karantinë lokale pas një rritjeje të rasteve me Covid-19 në qytet.


Deepa Chauhan, një nga personat e testuar u shpres se skema e re ishte “shumë e thjeshtë por e çuditshme.” Ndërsa, kryebashkiaku i qytetit Sir Peter Soulsby u shpreh se rritja e numrit të testimeve është mënyra e vetme për të reduktuar shkallën e infektimit në vend.


Deri më tani, Britania e Madhe numëron 288,133 të infektuar me koronavirus prej të cilëve, 44,650 kanë humbur jetën.

BBC.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas