Gjashtë personave që guxuan të shkonin të zhveshur në brigjet e një liqeni italian, u janë vënë gjoba të mëdha për fyerje të dinjitetit publik. Natyristët u vërejtën nga policia duke patrulluar në plazhet e Abbadia Lariana në përpjekje për të zbatuar masat të distancimit social.
Të gjashtë, të gjithë burra të moshës nga 43 deri në 68 vjeç, ui vunë gjoba prej 3,333 € euro.
Policia lokale patrulloi plazhet në liqenin e Comos me këmbë dhe me anije patrullimi. Mediat italiane thanë se burrat u pikasën nga një anije e policisë së karabinierëve të dielën.
Autoritetet në rajonin verior të Lombardisë janë duke punuar për të vënë në funksion masat e pandemisw te njerëzit që frekuntojnë plazhet lokale në këtë stinë të verës. Rreth 70 njerëz u panë në plazhe, kryesisht vizitorë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Lindore, si dhe nga provincat fqinje Italiane.
Lombardia është goditur më shumë nga Covid-19 se çdo rajon tjetër italian. Megjithëse izolimi gradualisht po hiqet, është e detyrueshme të vishni një maskë, madje edhe jashtë.
Portali Corriere vuri në dukje se nuk ishin vetëm maskat që gjashtë nudistët nuk kishin arritur t’i vishnin.//BBC//
Përshtati: Mapo.al