Duket se situata e koronavirusit në Itali po mbahet nën kontroll nga autoritetet dhe popullsia e saj.
Nga të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve në Itali janë shënuar katër humbje jete dhe 259 raste të reja ma koronavirus.
Shifra e të prekurve është gati dyfish me një ditë më parë, ndërsa sa i përket të vdekurve ka dy më shumë. Në total që nga fillimi i pandemisë janë shënuar mbi 35 mijë shtetas e kanë humbur jetën nga Covid-19.
Vetëm 3 rajone nuk pasur raste të reja – Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Basilicata. Ndërsa rritjet më të mëdha janë regjistruar në Emilia Romagna (+39), Lazio (+38) dhe Siçili (+32).