Aktualitet

Pandemia në Kosovë/ 3 të vdekur dhe 205 raste të reja në 24 orë e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:34 - 11/07/20 |
mapo.al

Vazhdon të jëtë kritike situata e pandemisë në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit.



Autoritetet Shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 97 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).


Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 205 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4.512.




Rastet pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.



Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 388 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 27.304 mostra.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë - Grafika e kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 61 pacientë të rinj, ndërsa deri më tani në nivel vendi numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 2.156.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas