Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.188 teste, ndërsa janë regjistruar 85 raste të reja me koronavirus, si dhe katër persona humbën betejën nga Covid-19: Dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 84), një pacient nga Dibra (62) dhe një paciente nga Shtipi (66).
Numri i infektimevë sipas qyteteve: Shkup-32, Kumanovë-9, Dibër-3, Shtip-9, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-2, Manastir-4, Kavadar-6, Gostivar-7, Strumicë-1, Koçan-1, Demir Hisar-1, Vinic-1, Kërçovë-7.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në vendin fqinj ka arritur në 11.839 persona.