Aktualitet

Pandemia në Shqipëri/ Bardh Spahia: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 09/08/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia nëpërmejt një statusi në Facebook ka ngitur 10 pyetje për kryeministrin Edi Edi Rama dhe  ministren e Shendetësisë Ogerta Manastirliu për situatën e pandemisë në vendin tonë.


Statusi i plotë:


10 PYETJE PER KRYEMINISTRIN DHE MINISTREN E SHENDETESISE!


1- Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?


2- A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?

3- Cfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?


4- Cfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?


5- Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?


6- Cfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?


7- Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?


Dhe pyetja e hershme e mbetur pa përgjigje:
8- Nga janë marrë e me cfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?


9- Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?


10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas