Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pandemia në Shqipëri/ Bardh Spahia: Ja gënjeshta e qeverisë me hapjen e spitalit të ri

by mapo.al
08/08/2020
in Aktualitet, Politika
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar në Facebook një premtim të qeverisë me datë 25 prill për hapjen e spitalit Covid-3 në momentin kur do kishim raste të shtuara të të prekurve nga koronavirusi.

Spahia publikon dhe një status të Ministrisë së Shëndetësisë në të cilin ndër të tjera thuhet se spitalet Covid-3 dhe Covid-4 do të hapen kur të ezaurohen shtretërit e spitaleve të tanishme sipas strategjisë së qeverisë.



“Ja pra që nuk ka asnjë strategji, por deklaratat bëhen sa për t’i hedhur sy shqiptarëve, sepse po të kishte një plan veprimi konkret, ai do zbatohej, e nuk do harrohej rrugës, mes përgatitjes së videove për mashtrime të tjera!”, shkruan Spahia.

Statusi i plotë:

Bardh Spahia: MASHTRIMI SI STRATEGJI QE CON NE KOLAPS! JA SI DEL GENJESHTRA!

Nga mesazhet e pafundme që më mbërrijnë, fatkeqësisht vazhdon saga e familjarëve që presin me orë informacion mbi të afërmit e tyrë të shtruar në dy spitalet Covid në Tiranë! Sa e vështirë është të përcaktohen orare për dhënie informacioni në mënyrë që edhe familjarët të qetësohen, edhe personeli të mos stresohet, duke u kapur për mënge sa herë që lëviz jashtë spitalit?
Sikur Ogerta të kishte mbajtur premtimin e hapjes së spitalit Covid3, për të pritur rastet në fazë shërimi, për të ulur ngarkesën e dy spitaleve që trajtojnë të infektuarit, do kishte qenë një lehtësim për të gjithë, edhe familjarët.
Më 25 PRILL, ministrja Manastirliu e premtoi këtë për spitalin Covid 3, duke thënë me zë e figurë, e pasqyruar edhe në faqen zyrtare, se “Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”.
Por pas denoncimeve të opozitës e medias, më 6 GUSHT, Manastirliu harron cfarë ka premtuar dhe na del me variatin, se paskërka një plan me llogjikë. “…siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se “ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid”.
Ja pra që nuk ka asnjë strategji, por deklaratat bëhen sa për t’i hedhur sy shqiptarëve, sepse po të kishte një plan veprimi konkret, ai do zbatohej, e nuk do harrohej rrugës, mes përgatitjes së videove për mashtrime të tjera!

Tags: Bardh Spahiagënjeshta e qeverisëPandemia në Shqipëri

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Koronavirusi/ 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve në Shqipëri

Rritet numri, 4 të vdekur sot në dy spitalet COVID, 193 viktima nga koronavirusi (VIDEO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In