Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e zakonshme për median për pandeminë COVID-19 u shpreh se “Nuk ka një shkop magjik kundër këtij virusi. Zgjidhja është në duart tona”.
“Italia, Spanja dhe Koreja e Jugut janë shembuj suksesi”, theksoi Ghebreyesus.
Ai apeloi se duhet të bëjmë gjithçka është e nevojshme, jo vetëm qeveritë, por edhe shoqëria në tërësi.