Covid-19 duket se është në fazëne tij të dobësimit. Këtë të dielë në të gjithë botën janë regjistruar 5.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe më shumë se 344 mijë të vdekur.
Shumë vende edhe ato më të prekurat kanë nisur fazën e hapjes totale të qarkullimit dhe bizneseve.
Ndonëse duket se gjithçka po shkon drejt normalitetit, Pandemia e koronavirusit do të lërë gjurmë të thella.
New York Times në faqen e parë sot ka vendosur emrat e 100.000 personave që humbën jetën nga Covid-19 në Amerikë.
Ndërkaq, SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e infeksionit me rreth 1.7 milionë raste ndjekur nga Rusia me rreth 336 mijë të infektuar.
Në të gjithë botën numri i viktimave nga koronavitusi është mbi 344 mijë.