Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pandemia – Rastet u rritën me 11.8% krahasuar me një javë më parë

by mapo.al
07/09/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Në Shqipëri rastet e reja me koronavirus shënuan për të 11 javë radhazi, një tjetër rritje të ndjeshme. Viktimat u rritën gjithashtu, sikundër dhe numri i pacientëve në spitale, përfshirë personat në gjendje të rëndë.

Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total, gjatë javës së fundit 31 gusht-6 shtator u rregjistruan 6166 të infektuar rishtazi, me një rritje prej 11.8 përqind, krahasuar me javën pararendëse, ose mbi 600 të prekur më shumë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej fundit të muajit shkurt, kur pandemia kishte dhënë shenjat e rënies, pas pikut që shënoi në atë periudhë. Dita me nivelin më të lartë, ka qenë e hëna e kaluar, (31 gusht) me 1054 raste. Edhe numri i rasteve aktive ka kaluar mbi 12 mijë.



Ajo që bie në sy është se krahasuar me javën pararendëse (24-30 gusht) testimet kanë qenë thuajse të njejta, duke dëshmuar një përhapje gjithnjë e më të gjerë të virusit. Për pasojë, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) shënoi një tjetër kërcim, duke u ngjitur në 15.1 përqind, nga 13.6 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në përkeqësim dhe situata në spitale. Autoritet u detyruan që pak ditë më parë të vënë në dispozion përveç spitalit Infektiv dhe strukturat e COVID 3. Deri të hënën numëroheshin 147 pacientë të shtruar, numri më i lartë që nga 26 prilli, dhe gati 50 përqind më shumë se një javë më parë.Edhe rastet që paraqiten në gjendje të rëndë, e që kërkojnë trajtim në terapi intensive janë shtuar. Në 24 orët e fundit ishin 17 persona, ndërkohë që gjatë javës numri i tyre ka shkuar deri në 19 të sëmurë rëndë.

Kjo situatë është reflektuar dhe në rritjen e viktimave. Në total gjatë javës së fundit u rregjistruan 24 humbje jete, nga 17 të një jave më parë. Bëhet fjalë për kuotën më të lartë javore që nga fundi i muajit prill. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njoftoi për 4 të vdekur: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Autoritetet, përveç ashpërsimit të masave kufizuese, përsërisin thirrjet për vaksinimin e popullatës mbi 18 vjeç. Të dhënat zyrtare, deri të hënën, i përkisnin datës 3 shtator, dhe sipas tyre rezulton se 844.304 qytetarë, 0se 38 përqind e atyre që janë mbi 18 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë. Prej tyre 655.594 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./VOA/

Tags: 11.8%bilancijava e kaluarKoronavirusikrahasimiraste te rejaviktima

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Hiqen 209 patenta dhe arrestohen 34 shoferë, mbi 7 mijë gjoba në 72 orë

Hiqen 209 patenta dhe arrestohen 34 shoferë, mbi 7 mijë gjoba në 72 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In