Aktualitet

Pandemia rriti ndjeshëm çmimet e ushqimeve në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 20/08/20 |
mapo.al

Pandemia e Covid-19 ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të çmimeve të konsumit, duke u renditur në vendin e 5 mes 31 shteteve europiane, shumica prej të cilave anëtare të Bashkimit Europian.






Sipas llogaritjeve të Institutit të Statistikave me metodologjinë e BE-së, rezulton se inflacioni për muajin Korrik në vendin tonë është 2.1%, ku rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te ushqimet me 4.3%, transporti me 3.6% dhe pije alkoolike dhe argëtim.


Gjatë muajit të shkuar të gjitha çmimet janë rritur, me përjashtim të veshjeve dhe grupit energji elektrike, ujë dhe qira.







Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur mesatarisht me 5% çdo muaj që prej nisjes së pandemisë, ndërsa përpara nisjes së epidemisë vendi ynë ishte në fund të listës së vendeve europiane sa i takon rritjes së çmimeve.

Lexo edhe :  Pandemia, Brataj zbulon skenarët e vjeshtës: Mund të hapen spitalet rajonalë


E para në Europë për rritjen më të madhe të çmimeve është Hungaria, e ndjekur nga Polonia, Çekia, Rumania dhe Shqipëria, ndërsa rritjen më të ulët të inflacionit në këtë periudhë e ka Greqia, Qipro, Estonia, Zvicra, Spanja dhe Kroacia.



Rritja e çmimeve të ushqimeve nisi në muajin Mars, e shoqëruar edhe me rritjen e çmimeve të materialeve ndihmëse mjekësore si maska dhe dezifektantë, çka bëri që Autoriteti i Konkurrencës të niste një hetim për këtë treg, por deri tani asnjë prej tregtarëve nuk është ndëshkuar.

1


Etiketa: , , ,

Pas