Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pandemia rriti numrin e “pelikanëve kaçurrel” në Shqipëri

by mapo.al
01/07/2021
in Aktualitet, KMR
0

Pandemia e koronavirusit ka sjellë një gjë më të mirë në Lagunën e Karavastasë, ku gjendet ishulli i “pelikanit kaçurrel”, një monument natyror.

Autoritetet lokale thonë se është rritur numri i pelikanëve, ndërsa laguna është e vetmja pikë folezimi për “pelikanin kaçurrel” në Shqipëri. Globalisht, “pelikanët kaçurrel”, apo siç njihen ndryshe pelikanët dalmatë, klasifikohen si specie në prag të të qënit të rrezikuara për t’u zhdukur.

Kjo është pamja që të ofron Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” në Shqipëri…

Një pelikan i quajtur “Johnny” e ka kthyer qendrën e strehimit këtu, në shtëpinë e tij gjatë tre viteve të fundit. “Johnny” nuk mund të fluturojë për shkak të lëndimit, por ai nuk ka frikë nga turistët që vijnë për ta parë.

Sipas Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, numri i çifteve pelikane riprodhuese këtu u rrit me një të pestën gjatë pandemisë së koronavirusit, nga 68 në vitin 2019, në 85 në vitin 2020. Në Lagunën e Karavastasë strehohen rreth 260 specie zogjsh.

Por “pelikanët kaçurrelë”, siç njihen ndryshe pelikanët dalmatë, janë “yjet e shfaqjes”. Kjo është kolonia e tyre e vetme që folezon në vend.

Globalisht, pelikanët dalmatë klasifikohen si “Afër të Kërcënuarve” në listën e kuqe të specieve të kërcënuara. Edhe në Lagunën e Karavastasë, gjatë viteve 2001-2003, numri i çifteve riprodhues ra deri në 19, krahasuar me 250 çifte një shekull më parë.

Në vitin 2014, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura ndërhyri për të ndihmuar.

Nën drejtimin e Adrian Kocit, një ekip i vogël filloi të kujdeset dhe të krijojë kushte më të mira për pelikanët kaçurrelë. Dhe rezultati ishte i qartë, qindra pelikanë folezojnë në mënyrë paqësore, të pashqetësuar nga njerëzit.

Me qetësinë shtesë të sjellë nga pandemia, zoti Koci thotë se zogjtë janë riprodhuar edhe më shumë. Pavarësisht nga masat e marra, ai thotë se peshkimi intensiv vazhdon të zvogëlojë numrin e peshqve me të cilët pelikanët duhet të ushqehen.

Megjithëse pandemia solli qetësinë tek pelikanët, ajo gjithashtu uli numrin e vizitorëve në lagunë. Sipas statistikave gjatë vitit 2019 ishin 550 mijë vizitorë. Kjo shifër u përgjysmua në vitin 2020.

Tani qendra shpreson të tërheqë më shumë vizitorë, për të mbledhur fondet e nevojshme.

“Ne jemi këtu sepse ju keni natyrë shumë të bukur, specie vërtet të rrezikuara, jo të njëjtën natyrë siç mund të shihni në pjesë të tjera të Shqipërisë”, thotë Klara Perinova, turiste nga Republika Çeke.

Pavarësisht nga nevoja për vizitorë, zoti Koci thotë se ekipi i tij po përpiqet të ruajë natyrën e pa trazuar të lagunës.

Ekipi po u kërkon autoriteteve lokale të zëvendësojnë motorët e pesë varkave turistike me varka elektrike dhe po ashtu të instalojnë më shumë panele fotovoltaike për energji.

Tags: divjakeKaravastaPelikani Kacurrel

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit
Bota

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

22/05/2022
Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër
Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër

22/05/2022
Next Post
Vidhte energjinë për të kultivuar drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Vidhte energjinë për të kultivuar drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In