Kryesore

Pandemia, shansi i autokratëve për të rrëmbyer pushtet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 01/04/20 |
Nga Selam Gebrekidan

Në Hungari, kryeministri tani mund të sundojë me dekret. Në Britani, ministrat kanë atë që një kritik e quajti fuqi “të vazhdueshme ” për të ndaluar njerëzit dhe kontrolluar kufijtë. Kryeministri i Izraelit ka mbyllur gjykatat dhe ka filluar të mbikëqyrë qytetarët. Kili ka dërguar ushtrinë në sheshet publike dikur të okupuara nga protestuesit. Bolivia ka shtyrë zgjedhjet.


Ndërsa pandemia e koronavirusit po e shtyn botën drejt ndalimeve dhe qytetarët në ankth kërkojnë veprim, udhëheqësit në të gjithë globin po shtojnë fuqitë ekzekutive dhe po fuqizojnë autoritetin praktikisht diktatorial. Qeveritë dhe grupet e të drejtave e dinë që këto kohë të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet kanë nevojë për të mbyllur kufijtë e tyre, për të zbatuar karantina dhe për të gjetur personat e infektuar. Shumë nga këto veprime janë bazuar edhe në rregulla ndërkombëtare, thonë avokatët kushtetues.


Por kritikët thonë se disa qeveri po e përdorin krizën e shëndetit publik si mundësi për të kapur më shumë pushtet, duke marrë masa që kanë pak lidhje me shpërthimin e epidemisë dhe mbrojtjen e popullatës. Ligjet po marrin shpejt një gamë të gjerë të sistemeve politike – në shtetet autoritare si Jordani, duke rrënuar demokracinë si Hungaria, madje edhe demokracitë tradicionale si Britania. Dhe ka pak dispozita që sigurojnë se masat do të shfuqizohen menjëherë pasi të kalojë kërcënimi.


“Ne mund të kemi një epidemi paralele nga masat autoritare dhe shtypëse që po merren në emër të një epidemie shëndetësore,” tha Fionnuala Ni Aolain, raportuesja speciale e OKB për të drejtat e njeriut dhe luftën kundër terrorizmit. Ndërsa ligjet e reja zgjerojnë mbikëqyrjen e shtetit, lejojnë qeveritë të ndalojnë njerëzit për një kohë të pacaktuar dhe shkelin liritë e tubimit dhe të të shprehurit, ato po dëmtojnë edhe jetën qytetare, politikën dhe ekonominë për dekadat e ardhshme.


Pandemia tashmë është duke ripërcaktuar rregullat. Sistemet e mbikqyrjes së plotë në Korenë e Jugut dhe Singapor, të cilat në rrethanat normale janë censurë, janë vlerësuar për ngadalësimin e infeksioneve. Qeveritë që kritikuan fillimisht Kinën për vendosjen e miliona qytetarëve në karantinë, më pas bënë të njëtën gjë vetë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar agjencinë e brendshme të sigurisë të gjurmojë qytetarët duke përdorur një aplikacion të fshehtë për telefonin celular të prodhuar për luftën kundër terrorizmit. Duke gjurmuar lëvizjet e njerëzve, qeveria mund të ndëshkojë ata që kundërshtojnë urdhrat e ti dënojë deri në gjashtë muaj burg.

Dhe duke urdhëruar mbylljen e gjykatave të kombit, Netanyahu vonoi daljen e tij të planifikuar për t’u përballur me akuzat e korrupsionit. Në disa pjesë të botës, ligjet e reja të emergjencës kanë ringjallur frikën e vjetër të rikthimit të sundimit dhe ligjit ushtarak.

Kongresi i Filipineve miratoi legjislacionin javën e kaluar që i dha Presidentit Rodrigo Duterte fuqi emergjente dhe 5.4 miliardë dollarë për t’u marrë me pandeminë. Ligjvënësit rrëzuan projektligjin e mëparshëm që siguronte ndihmën për bizneset private.

Kjo rritje e pafund e fuqive gjatë kësaj emergjence është e barabartë me autokracinë, thonë përkrahësit e të drejtave të njeriut. /NEW YORK TIMES

/Përgatiti: Mapo.al/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas