Aktualitet

Pandemia/ Vasili: Qeveria gënjen me shifrat, të rimbursohen shpenzimet e qytetarëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 10/02/21 |
mapo.al

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një deklaratë ka reaguar në lidhje pandeminë në vendin tonë dhe masat shtrënguese të marrë nga qeveria sot.





Vasili u shprehet se ekzekutivi gënjen me shifrat e raportimit të situatës, dhe se ka lenë në harresë qytetarët shqiptarë që po përballen shpenzime të shumta nga sëmundja e Covid-19.


Shqiptarët kanë nevojë që mijëra shqiptarë që dergjen me patologjinë në banesë të rimbursohen 100% pasi financat e tyre nuk mbajnë më. 100 milionë euro kanë dalë nga xhepat e tyre. Shqiptarët nuk janë oligarkë. Shqiptarët shikojnë që nga xhepat e tyre dalin 100 milionë euro ndërsa në xhepat e oligarkëve shkojnë rregullisht të gjitha lekët që ata duan me miliona, që nga koncesione rrugësh, në inceneratorët që ti djegin para pafund e të tjera koncesione dhe sigurisht nuk mund ta pranojnë zuzarllëkun e qeverisë, Bashkisë Tiranës etj që grijnë para dhe ndërkohë që për pandeminë harxhohet vetëm 0.1%
99.9% e parave dalin nga xhepat e shqiptarëve. Këto janë faktet të palëvizura, bazuar po në të dhënat e kësaj qeverie”, tha Vasili.




DEKLARATA PËR MEDIAT E NËNKRYETARIT TË LSI, PETRIT VASILI


Të nderuar qytetare dhe qytetarë,


Ju jeni njohur pak çaste më parë sërish me masa shtrënguese të reja, të një qeverie që, lidhur me pandeminë, nuk di të bëjë asgjë tjetër përveçse të hedhë barrën e ngarkesës dhe të përgjegjësisë te qytetarët, pa bërë asgjë konkrete për ta.

Është e qartë se këto masa që merren nga një Komitet Ekspertësh, i cili është shndërruar tërësisht në një komitet politik dhe jo më në një komitet teknik, të bazuar mbi shkencën, janë sigurisht masa që nuk kanë ndihmuar aspak deri më sot pandeminë, por përkundrazi kanë bërë që ajo të thellohet dhe të arrijë në këto shifra kritike dhe alarmante, të cilat ishin paralajmëruar në mënyrë sistematike për muaj e muaj me radhë nga opozita.

Por, hajde tu futemi në mënyrë të drejtpërdrejtë çfarë na thonë shifrat, në mënyrë që qytetarët të jenë të bindur që, çdo gjë që po ndajmë me ta, është e bazuar vetëm mbi profesionin dhe vetëm mbi shifrat reale.

Në momentin që u vendos detyrimi i maskave dhe vendosja e gjobave masive për to më 14 tetor, kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët dhe tha” ‘Rrofshi, rrofshi, rrofshi, se ju dua shumë për zbatimin shumë mirë të kësaj mase.’ Kur kjo masë u vendos kishte vetëm 203 raste të reja në ditë. Sot, kemi 1239 raste, një rritje mbi gjashtë herë dhe pyetja që bën çdo shqiptar është: Përse ndodhi kjo? Ndodhi sepse e kishim paralajmëruar qartësisht dhe në mënyrë profesionale që, pa u shoqëruar me testim, gjurmim, trajtim, dezinfektime të gjera, rimbursim të plotë të të gjithë të sëmurëve në banesë, aktivizimin e plotë dhe efektiv të kujdesit shëndetësor parësor dhe mjekut të familjes, si dhe pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit, këto masa nuk do të kishin efekt.

Megjithatë qeveria zgjodhi të gënjejë ashtu sikurse ka bërë vazhdimisht. Jo më larg se dje gënjyen për të bindur që shëndeti parësor vepron, gënjyen edhe me shifrat. Praktikisht, u thanë qytetarëve që është rritur aksesi 14 për qind për vizitat në kujdesin shëndetësor parësor. Duke iu referuar po vetë shifrave të tyre, gënjejnë kaq pa cipë saqë vënë edhe tabela. Vizitat na 6 milion e 200 mijë kanë vajtur në 6 milion e 400 mijë dhe ju e shikoni më së miri që rritja është vetëm 2.9 për qind. Qytetarëve u thonë 14 për qind, sepse shkojnë me parimin propagandistik: Lërjani një shifër të madhe, një gënjeshtër të madhe, mbytini që ti hutojnë qytetarët me propagandë.

Cilat janë të vërtetat e tjera? Shqiptarët nga kalkulimet e bëra të kujdesshme kanë harxhuar nga xhepi i tyre, pra nga kursimet, nga solidariteti i tyre, nga gjithçka që kanë pasur rreth 100 milion euro për të përballuar pandeminë. 19 milion prej tyre janë shpenzuar jashtë Shqipërisë. Por, çka bërë shteti nga ana e tij, qeveria e Edi Ramës? Ka rimbursuar gjithsej 3421 receta. Vetëm po tu nisemi rasteve prej 88 mijë, të deklaruar, ndërkohë që ju të nderuar qytetarë e dini mjaft mirë që janë mijëra të tjerë të padeklaruar, që e vuajnë në banesë, do të thotë që 96 për qind e shqiptarëve nuk janë mbështetur, ose thënë më saktë akoma: Shteti ka paguar për këto receta rreth 100 mijë euro, 12.9 milion lek të reja. Shqiptarët shpenzojnë 100 milion euro nga xhepat e tyre të varfër, nga papunësia, sepse biznesi nuk u mbështet që të mos humbitnin punën, e këta shpenzojnë vetëm 100 mijë euro. Pra, 0.1 për qind të të gjithë shpenzimit për pandeminë. 99.99 për qind e shpenzimit bie mbi kurrizin, mbi shpinën, mbi xhepat e varfër të shqiptarëve.

Lexo edhe :  "Makina me lekë për vota"/ Kandidati i PD-Ramës: S'të lëmë t'i blesh zgjedhjet!

Ecim më tutje, meqenëse Komiteti Teknik merr përsipër të flasë si Komitet Teknik, por është një Komitet politik i mirëfilltë. U fol shumë për shifrat alarmante. Po ç’bëhet me shifrat? Testimet shqiptarët e kanë parasysh. Loja me testimet është një lojë propagandistike. Në një ditë testimet ulet me 800-900 apo 1 mijë, një ditë më pas rriten me 1 mijë.

Jo më larg së dje testimet u rritën më 1000 dhe numri ishte 1239, një ditë më parë u ulën me 20 e ca % dhe dolën 923. Dhe qeveria për të justifikuar këto masa shtrënguese që janë masa politiko elektorale në funksion të 25 prillit që qeveria nuk e përball dot sepse e sheh veten që është një humbëse e madhe, luan me shifrat. Por komitetit politik të ekspertëve nuk mund ti lejohet të luajë me shifrat, sepse shifrat janë të pa interpretueshme. Janë shifra të gënjeshtra. Gjithashtu kemi dëgjuar sot që ka dyshime të arsyeshme se qarkullon virusi i ri. Fjala dyshime të arsyeshme nuk ka të bëjë me epidemiologjinë, me shkencën, me mjekësinë. Është një term juridik, përdoret në sferën juridike.

Por çfarë na thonë faktet? Maqedonia fqinje ka zbuluar mutacionet e reja që më 28 janar. Kosova në 29 janar, Greqia më 26 janar. Sot jemi në 10 shkurt dhe qeveria vazhdon të ketë dyshime të arsyeshme. Por çfarë ka më shumë Maqedonia dhe Kosova që i zbulojnë në kohë, zbatojnë një strategji të qartë, kanë situatën në dorë. Shumë thjesht, ua kanë besuar profesionistëve dhe shteteve të tyre serioze, qeverive serioze. Këtu kemi një qeveri që jeton me propagandë dhe profesionistë për fat të keq të cilët të akaparuar nga politika nuk bëjnë shkencën por bëjnë politikën. Duke lëshuar të gjithë ngarkesën e tmerrshme që patologjia paraqet në kurrizin vetëm e vetëm të shqiptarëve. Është fare e qartë që edhe në këtë çështje qeveria nuk mban mend çfarë thotë, pak ditë përpara u referua nga specialistët dhe drejtuesit e shëndetit publik që ekzaminimet do të bëheshin në SPANJË, me një vend me të cilin kishin marrëveshje. I harrojnë këto çfarë thonë. Sot dalin e thonë do ta bëjmë në Angli, pastaj në Institutin e Shëndetit Publik në Turqi etj. Shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë.

Shqiptarët kanë nevojë që mijëra shqiptarë që dergjen me patologjinë në banesë të rimbursohen 100% pasi financat e tyre nuk mbajnë më. 100 milionë euro kanë dalë nga xhepat e tyre. Shqiptarët nuk janë oligarkë. Shqiptarët shikojnë që nga xhepat e tyre dalin 100 milionë euro ndërsa në xhepat e oligarkëve shkojnë rregullisht të gjitha lekët që ata duan me miliona, që nga koncesione rrugësh, në inceneratorët që ti djegin para pafund e të tjera koncesione dhe sigurisht nuk mund ta pranojnë zuzarllëkun e qeverisë, Bashkisë Tiranës etj që grijnë para dhe ndërkohë që për pandeminë harxhohet vetëm 0.1%
99.9% e parave dalin nga xhepat e shqiptarëve. Këto janë faktet të palëvizura, bazuar po në të dhënat e kësaj qeverie.

Kjo do të thotë që në momentin më të vështirë të tyre shqiptarët u gjendën pa qeveri, pa kryeministër, përkundrazi u gjetën më disa shpërdorues, me disa grabitqarë që lekët klientëve të tyre ua nisin radhë ndërsa shqiptarëve të cilët nuk kanë për barna, mendoni për bukën e gojës, nuk u gjenden dhe sot e kësaj dite. Prandaj çdo lloj mase shtrënguese e tyre është provë e paaftësisë dhe provë e mëtejshme që ata çdo përgjegjësi ua hedhin të tjerëve dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi për veten e tyre.

Ndaj shqiptarët për të zgjidhur këtë problem, për tu bërë me qeveri, për tu bërë me shtet i cili i mbështet për shkak se paratë që ata paguajnë janë pafund, u duhet të bëjnë ndryshimin e madh më 25 prill ku nuk do të dëgjojnë më propagandë dhe gënjeshtra por do të dëgjojnë të vërteta dhe do kenë një qeveri që në radhë të parë e mbi çdo gjë kujdeset e nuk i mashtron ata.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas