Aktualitet

Panë ‘El Classico’-n me paratë e biznesmenit, Metani kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 12/05/21 |
mapo.al

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me kërkesë për shkarkim nga detyra për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish-krimet e Rënda për korrupsion pasiv.






Ceno, Spahiu dhe Dhimitri u bënë të njohur rreth shtatë vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.


Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.







Metani i ka kërkuar KLGJ-së me kërkesë edhe për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut.




Më herët me kërkesë të ILD-së u shkarkuan gjyqtari i Korçës Markeljan Kuqo, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës Bujar Memia.



1


Etiketa: , , ,

Pas