Kronika

Panik në ajër, avioni i “Blue Panorama” ulje emergjente në Rinas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 24/02/19 |
mapo.al

Një incident ka ndodhur me avionin e linjës Ancona-Tiranës të kompanisë ajrore “Blue Panorama”. Në momenitn kur është ngritur në fluturim, avionit i ka dalë tym, çka ka detyruar pilotët që të bëjnë ulje emergjente.






Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele teksa avioni i kompanisë italiane po fluturonte nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit në drejtim të Anconas. Nuk raportohet për persona të lënduar, por pasagjerët janë përfshirë nga paniku gjatë avarisë në ajër. Në mesin e tyre mësohet se kishte gra shtatzëna, të moshuar si dhe fëmije.


Pasagjeri rrëfen tmerrin
Një prej pasagjerëve ka treguar momentet e tmerrit. Ai thotë se ishin nisur normalisht në orën 07:00 të mëngjesit me një avion të linjës “Blue Panorama”, kur ndodhi defekti në ajër. “U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Rinas, përplasen 5 automjete (VIDEO)






Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet. “Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri.



Prej gati dy orës 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës janë ende në pritje në Rinas dhe askush nuk i ka lajmëruar se kur do të nisen.



/Gazeta Mapo/

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas