Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndëishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.
Por, pak para ndeshjes në stadiumin e qytetit të Kurbinit, gjërat nuk po shkonin si duhej. Dy orë para ndeshjes, në stadium nuk ka pasur energji elektrike, dhe po vihej në diskutim zhvillimi apo jo i takimit.
Por, OSHEE është impenjuar maksimalisht për të rikthyer energjinë, dhe pas disa momenteve, në stadium është rikthyer energjia elektrike, për takimin që pritet të nisë në orën 16:30.