Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar. Automjeti drejtohej nga një vajzë me incialet K.V, ndërsa në automjet ndodhej edhe një person tjetër, E.G, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
MAPO sjell pamje nga momenti kur flakët shkrumbojnë makinën.
Shkak për djegien e automjetit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.