Aktualitet

Paniku i kotë, nevoja për ti rishikuar qëndrimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 30/03/20 |
mapo.al

Dy javë më parë Neil Ferguson, epidemiologu i Imperial College London, publikoi raportin për Covid-19. Pjesa më e madhe e vëmendjes së publikut u përqëndrua në projeksionin e tij më të keq, sipas të cilit 2.2 milion amerikanë dhe 510 mijë britanikë mund të vdisnin. Më pak iu kushtua vëmendje  paralajmërimit se kjo do të ishte “e pamundur”, nëse merreshin masat për ta kontrolluar epideminë.


Raporti qe arsyeja që e çoi kryeministrin Boris Johnson të ndryshonte politikën e tij dhe të bllokonte Britaninë, pasi aty thuhej se mmarja e atyre masave e përgjysmonte numrin e vdekjeve të mundshme. Dy javë më pas Ferguson ka folur përsëri për vlerësimet e tij. Ai i tha se me masat e marra deri më tani, numri i vdekjeve në SHBA ” nuk ka gjasa të tejkalojë 20,000 vetë”- dhe se shumica e tyre do të jenë të moshuar që do të kishin vdekur nga sëmundjet e tjera këtë vit.


Po ashtu me masat e marra deri më tani, ai tha se beson që shërbimi shëndetësor në Britani nuk do të mbingarkohet. Kritikët nuk kanë munguar se përse aq shpejt z. Ferguson e ndryshoi modelimin e tij, në rrethana të reja. Ai thotë se në veçanti beson se Covid-19 është më shumë i transmetueshëm nga sa kishte menduar më parë -por për shkak se ishin zbatuar masa të forta, vdekjet do të jenë shumë më të ulëta se sa në “skenari më të keq”.


Ky qëndrim vjen edhe si një paralajmërim për shkencën dhe gazetarinë. Duke qenë se po shpresojmë të neutralizojmë një pandeminë që nuk e kuptojmë plotësisht, duhet të inkurajojnë një kulturë me të cilën shkencëtarët, të jenë të aftë për tu përshtatur me provat e reja. Shkencëtarët do të ndihmojnë veten e tyre nëse, në shpjegimet dhe zbulimet që bëjnë, i përshtasin me realitetin e ri supozimet dhe variablat.


Kjo është dy herë më e rëndësishme për median. Nuk është sekret që reputacioni i saj i besueshmërisë, gjatë kësaj krize ka marrë një goditje. Nuk është sekret, madje përkundrazi, qëndrimi i saj ka qenë shpesh i ndikuar politikish dhe me akuza sensacionale. Gjenerali amerikan Jerome Adams është ankuar këto ditë për një shtyp që funksionon me projeksione “bazuar në skenarët e shkallës më të keqe.”

Ai po fliste për ventilatorët, por kjo vlen edhe për gjithë çështjet e tjera. Deborah Birx, koordinatore e task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, tha të njëjtën gjë në lidhje me parashikimet apokaliptike që nuk mbështeten nga të dhënat që japin spitalet. Në betejën për të shpëtuar jetë dhe për të adresuar të fshehtat e Covid-19, informacioni i saktë është parësor. Të ndjekim shembullin e Neil Ferguson, që i rishikoi parashikimet e tij kur situata ndryshoi./WSJ

/Përgatiti: Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas