Lëkundjet e pankinës së Ronald Kuman te Barcelona sa vijnë e bëhen më të forta.
Holandezi nuk po gjen ekuilibrat te spanjollët dhe largimi i tij shihet si më i mundshëm. Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e katalanasve, me Andrea Pirlon si kandidat potencial.
Por, një profil që do i pëlqente më shumë tifozëve të Barcelonës është ai i Andres Iniestës. Spanjolli nuk e fshehu dëshirën për të marrë drejtimin e Barcelonës, ndërsa sugjeroi edhe emrin e ish-shokut të tij te kombëtarja dhe Katalanasit, Ksavi Hernandes.
“Nuk është skendar në të cilin unë e shikoj veten. Nëse vjen oferta do e vlerësoja. Kuman nuk ka gjetur ekuilibrat në skuadër. Ksavi besoj se është gati. E imagjinoj në pankinën e Barcelonës. Ai ka besim dhe vetëdije për tu përballur me këtë sfidë të mundshme,”tha Iniesta për Goal.com.
Në katër javët e para të La Liga, Barcelona ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa e nisi keq sezonin në Champions League, pasi u mposht 3-0 në shtëpi ndaj Bajern Mynih.