Kryesore

Paolo Foresti: Rama po e dëmton demokracinë, zgjedhjet kusht për afrimin me BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 18/03/21 |
Aleks Kapllaj

I pyetur për zgjedhjet e 25 prillit, diplomati dhe ish-ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti është shprehur për gazetën Mapo, se qeveria tetëvjeçare e Ramës është bërë përherë e më shumë një regjim dhe e ka larguar Shqipërinë nga Europa, si dhe niveli i demokracisë me qeverinë e tij është zvogëluar në mënyrë të rrëzikshme.





-I nderuar ambasador z.Paolo Foresti, së pari, si jeni me shëndet e si po ja kaloni në këto kohë të vështira. Vazhdoni të informoheni përherë për zhvillimet politike në vendin tonë, kjo duket edhe në librin tuaj “Drekat e Ambasadorit”, ku Shqipëria ka hapësirën më të madhe. Si ju duket situata politike sot në vendin tonë?


I dashur Aleks, për fat, jam mirë edhe pse virusi më ka penguar të kthehem në Shqipëri kohët e fundit. Sigurisht që vazhdoj të ndjek ngjarjet e “Vendit të Shqiponjave” dhe jo vetëm ato politike!
Fatkeqësisht, 30 vjet pas përfundimit të një prej diktaturave më të këqija dhe mizore, ne po konstatojmë një vonesë në demokratizimin e vendit, i cili ende vuan shumë nga trashëgimia e së kaluarës. Sigurisht që Rama nuk e ka lehtësuar një evolucion të vërtetë dhe të qartë të sistemit dhe kjo gjithashtu pjesërisht shpjegon vonesën me të cilën vazhdon procesi i pranimit në BE.





-Si e komentoni faktin që kushtet për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nga 3 që ishin në 2013, sot janë 15?



Shpresoj shumë që këto zgjedhje të ndihmojnë Shqipërinë në përmirësimin e institucioneve për ta sjellë atë në Europë. Qeveria e gjatë e Ramës, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një regjim, nuk ka dhënë rezultatet që prisnin zgjedhësit e saj dhe e ka mbajtur vendin larg Europës, tashmë edhe ajo duke luftuar për të zgjidhur shumë probleme të saj.
Niveli i demokracisë në Shqipëri me qeverinë Rama është zvogëluar në mënyrë të rrezikshme: ne shpresojmë që zgjedhjet të japin rezultate të afta për ta kthyer Shqipërinë në “shinat” e duhura.
Pandemia, sigurisht i ka bërë gjërat më të vështira, si kudo, dhe, shpresoj, një ndryshim serioz në zgjedhjet e ardhëshme mund ta bëjë udhetimin më të shpejtë dhe më të sigurt të Shqipërisë drejt Europës.
Futja në listat e deputetëve të Partisë Socialiste edhe persona që lavdërojnë diktaturën është në kundërshtim edhe me Rezolutën e Parlamentit Europian të 19 shtatorit të 2019, për Kujtesën e viktimave të diktaturave, që dënon si krimet e ashtu edhe apologjinë e tyre ku ndër të tjera kjo Rezolutë shkruan: “Parlamenti Europian u bën thirrje të gjithë Shteteve Anëtare të BE-së që të bëjnë një vlerësim të qartë dhe parimor kundër krimeve dhe akteve të agresionit të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe naziste; 6. Dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare, siç është nazizmi dhe Stalinizmi, në BE”.
Kjo Rezolutë vlen edhe për shtetet aspirues për anëtarësim në familjen europiane dhe duhet të aprovohet edhe nga parlamenti i tyre.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas