Papa Françesku ka urdhëruar uljen e pagave të gjithë kardinalëve dhe klerikëve në Vatikan në mënyrë që të ndihmojë të gjithë personat që kanë ngelur papunë nga pandemia.
BBC shkruan se që nga fillimi i prillit të gjithë kardinalëve dhe klerikëve do tu ulet paga me 10%, ndërkohë që të gjitha atyre që u janë premtuar rritje rroge do t`ju shtyhet deri në vitin 2023.
“Një e ardhme e qëndrueshme ekonomikisht sot kërkon, ndër vendime të tjera, miratimin e masave në lidhje me pagat e stafit. Veprimi është duke u ndërmarrë pas urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga përhapja e Covid-19 e cila ndikoi negativisht në të gjitha burimet e të ardhurave të Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Qytetit të Vatikanit,” tha ai.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Vatikan janë regjistruarv 27 persona me Covid, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.