Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.
Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet.
“Lexova në gazetë , një gjë që më trishtoi shumë. Në një shtet, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushimet mirë, dolën atë pasdite më shumë se 40 avionë.
Po ata njerëz, që janë njerëz të mirë, nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, për njerëzit e sëmurë.
Ata menduan vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar. Kjo më trishtoi vërtet”, u shpreh Papa.
Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund.
“Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.