Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Papa Françesku e quan vaksinimin ndaj COVID-19 një detyrim moral

by mapo.al
11/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Papa Françesku e quan vaksinimin ndaj COVID-19 një detyrim moral

Papa Françesku tha të hënën se vaksinimi ndaj COVID-19ës është një detyrim moral, pjesë e përpjekjeve për t’u kujdesur për shëndetin tonë dhe të të tjerëve. Papa bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të vaksinuar popullsinë e botës.

Në një fjalim drejtuar diplomatëve të akredituar pranë Vatikanit, Papa tha se pandemia COVID-19 vazhdon të shkaktojë izolim social dhe të marrë jetë, por vuri në dukje se vaksinimi i efektshëm ka ulur rrezikun nga sëmundja. Ai tha se është e rëndësishme të vaksinohet popullsia sa më shumë të jetë e mundur, duke bërë thirrje për një angazhim në nivel personal, politik dhe ndërkombëtar.

Papa tha se secili ka përgjegjësinë të kujdeset për shëndetin e tij dhe të të tjerëve pranë tij.

“Kjo përkthehet në respekt për shëndetin e atyre që kemi përreth. Kujdesi për shëndetin është një detyrim moral”, tha ai të hënën.

Megjithatë, Papa Françesku tha se ai e kupton ekzistencën e ndasive ideologjike që ekzistojnë sot në botë, të nxitura nga informacione të pabaza dhe fakte të pambështetura në dokumenta. Ai tha se deklarata të tilla ideologjike shkëpusin logjikën njerëzore nga realiteti objektiv i gjërave.

Papa Françesku duke u përshëndetur me diplomatët
Papa Françesku duke u përshëndetur me diplomatët

“Vaksinat nuk janë një mjet magjik shërimi, e megjithatë ato përfaqësojnë, krahas ilaçeve të tjera që duhet të prodhohen, zgjidhjen më të logjikshme për parandalimin e sëmundjes”, tha ai.

Papa Françesku bëri thirrje për një angazhim gjithëpërfshirës nga komuniteti ndërkombëtar për t’u siguruar që “e gjithë popullsia e botës të ketë qasje të barabartë tek kujdesi thelbësor mjekësor dhe vaksinat”. Papa bëri thirrje që të gjitha vendet të bashkëpunojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur qasjen universale tek mjetet e diagnostikimit, vaksinat dhe ilaçet.

*Të dhënat për këtë artikull u morën nga agjensitë e lajmeve VOA, Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse.

JU SUGJEROJME

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
Kryesore

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”

05/07/2022
Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

05/07/2022
Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
Next Post
Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani shpejt

Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
  • Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
  • Të shtëna me armë në Cërrik, ja çfarë ka ndodhur
  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In