Thursday, December 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Papa Françesku: Emigrimi nuk përbën kërcënim për krishtërimin, Zoti do na kërkojë llogari për çdo vdekje

by mapo.al
24/11/2020
in Kryesore
0

“Emigrimi nuk përbën kërcënim për krishtërimin, përveçse në mendjet e atyre që përfitojnë nga pretendimi se është”.

Këtë deklaroi Papa Françesku në një libër të ri të botuar të hënën.



Duke qenë një mbrojtës i fortë i të drejtave të refugjatëve, kreu i Vatikanit shprehet se të refuzosh një emigrant për shkak të besimit fetar është keqpërfaqësim i krishterë.

“Të refuzosh një emigrant në luftë, pavarësisht nga besimi i tij fetar, nga frika e dobësimit të një kulture të krishterë, është keqpërfaqësim i krishterimit dhe kulturës. Të promovosh Ungjillin dhe të mos i mirëpresësh të huajt në nevojë, as të afirmosh njerëzimin e tyre si fëmijë të Zotit, do të thotë të kërkosh të inkurajosh një kulturë që është e krishterë vetëm në emër, e zbrazur nga gjithçka që e bën atë të veçantë”.

Këto komente të Papa Françesku i ka bërë në librin e ri “Le të ëndërrojmë”, i shkruar në bisedë me biografin britanik Austen Ivereigh.

Papa, nipi i emigrantëve italianë që u vendosën në Argjentinë, shpreh rregullisht solidaritet me emigrantët që kalojnë Mesdheun, duke mbajtur zi për ata që humbin jetën dhe duke denoncuar vendet e pasura që nuk i mirëpresin.

“Dinjiteti i popujve tanë kërkon korridore të sigurta për emigrantët dhe refugjatët në mënyrë që ata të mund të lëvizin pa frikë nga zonat vdekjeprurëse në ato më të sigurta,” thotë ai në libër.

“Është e papranueshme të pengosh imigracionin duke lënë qindra emigrantë të vdesin në kalime të rrezikshme detare ose udhëtime në shkretëtirë. Zoti do të na kërkojë llogari për secilën nga ato vdekje”.

Ai dënoi liderët të cilët kanalizojnë mllefet dhe urrejtjet e tyre kundër armiqve të imagjinuar për t’u shkëputur nga problemet e vërteta.

“Një fantazi e nacional-populizmit në vendet me shumicë të krishterë është mbrojtja e tij e civilizimit të krishterë nga armiqtë e perceptuar, qoftë Islami, Hebrenjtë, Bashkimi Evropian apo Kombet e Bashkuara. Frika e tyre dhe humbja e identitetit janë rritur në të njëjtën kohë kur pjesëmarrja në kisha ka rënë”, tha Papa Françesku.

Tags: emigrimiKrishterimiPapa Françesku

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Ish-drejtori i ISHP akuza qeverisë: Po keqmenaxhon situatën, thelbi është testimi

Ish-drejtori i ISHP akuza qeverisë: Po keqmenaxhon situatën, thelbi është testimi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In