Aktualitet

Papa Françesku nderon George Floyd: Të mos mbyllim sytë para racizmit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 03/06/20 |
mapo.al

Papa Françesku theu heshtjen në lidhje me trazirat në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se askush nuk mund të mbyllë sytë përpara racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, në fjalimin e tij, ati i shenjtë ka dënuar aktet e dhunës duke i cilësuar ato si “vetëshkatërruese”.


“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara, kam ndjekur me shqetësim trazirat sociale të ditëve të fundit në vendin tuaj, pas vdekjes tragjike të zotit George Floyd. Miqtë e mi, ne nuk mund të tolerojmë apo të mbyllim sytë para racizmit dhe diskriminimit në çdo formë të tij dhe njëkohësisht duhet të mbrojmë shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Gjithashtu duhet të pranojmë se dhuna e netëve të fundit është vetëshkatërruese dhe vetëmohuese. Asgjë nuk arrihet me dhunë, përkundrazi humbet shumë”, deklaroi Papa.


Papa iu lut Zotit për pajtim dhe paqe. Ai e quajti vdekjen e George Floyd tragjike dhe tha se lutet për të dhe për të gjithë ata që janë vrarë si pasojë e “mëkatit të racizmit”.


“Le të lutemi për të ngushëlluar familjen dhe miqtë që mbajnë zi dhe le të përgjërohemi për pajtim kombëtar dhe paqe për të cilat jemi të etur”, u shpreh ati i shenjtë.


Protestat për vrasjen e Floyd kanë qenë më të dhunshmet e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe një nga sfidat kryesore për presidentin Donald Trump, që ka kërcënuar me angazhimin e ushtrisë për të rikthyer qetësinë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas