fbpx

Aktualitet

Papa Françesku nis vizitën në Maqedoninë e Veriut





               Publikuar në : 09:27 - 07/05/19 |
mapo.al

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup. Ati i Shenjtë u prit në aeroport nga presidenti në detyrë Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.


Ai u prit nën masa të rrepta sigurie. Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm pak metra larg vendit ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës. Më pas do zhvillojë takime me drejtuesit shtetërorë dhe fetarë në Shkup, ndërkohë që do të mbajë edhe një meshë në kishën e vetme katolike Zemra e Shenjtë e Krishtit.



Papa do qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari. Pavarësisht se në shumicë të krishterë ortodoksë, myslimanë dhe një pakicë katolike, vizita e Papës po pritet me padurim.


Një prej qëllimeve të vizitës së Papës është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse si pjesë e planit të Vatikanit për bashkimin e degëve lindore dhe perëndimore të krishterimit që u ndanë në vitin 1054. Papa Françesku do qëndrojë sot (7 maj) në Shkup, vendlindjen e shenjtores shqiptare Shën Tereza.


Etiketa: , ,

Pas