Aktualitet

Papa Françesku: Pandemia, një përgjigje e Natyrës ndaj njerëzimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:54 - 08/04/20 |
mapo.al

Pamjet e Papa Françeskut, që kryente meshën në një Vatikan të boshatisur, javën e kaluar, do të mbeten në histori. Një event i paprecedent, në histori, por që dha një shenjë të fortë për rrezikun që po i kanosej botës me pandeminë e koronavirusit.


Por sot kreu i Kishës Katolike ka dhënë një intervistë ku thotë se ai beson se koronavirusi, deri diku, është një sinjal që vetë Toka po i jep njerëzimit, i cili duhet të ulë ritmin e konsumit dhe të mësojë të bashkjetojë me natyrën.


“Ne nuk i jemi përgjigjur katastrofave natyrore. Kush ka folur për zjarret në Australi, ose për faktin që tashmë një anije mund të përshkojë Polin e Veriut sepse akullnajat po shkrihen? Po për përmbytjet? Nuk e di a kemi të bëjmë me një hakmarrje të natyrës, por patjetër kemi të bëjmë me një përgjigje të saj”, deklaroi Françesku në revistën katolike The Tablet, duke shkaktuar shumë diskutime në opinionin publik.


Papa 83-vjeçar është testuar dy herë për koronavirus, por ka dalë negativ, edhe pse i sëmurë prej kohësh nga një bronkit. Argjentinasi gjatë intervistës ka kritikuar edhe trajtimin e kategorive më të pambrojtura në emergjencë, duke marrë si shembull pamjet e rënda të pastrehëve amerikanë të mbledhur në një parking të Las Vegasit.


Papa Françesku kritikoi edhe liderët botërorë të cilësuar si populistë, dhe që i kujtojnë atij marrjen e pushtetit nga Hitleri, si dhe ata të përqendruar vetëm në treguesit ekonomikë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas