Aktualitet

Papa Françesku për Krishtlindje: Të vaksinohen të gjithë, edhe të varfërit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 25/12/20 |
mapo.al

Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka lëshuar për Krishtlindje mesazhe për paqen dhe humanizmin, në një kohë kur bota po përballet me Covid-19.





Me rastin e Krishtlindjeve, Papa Françesku mbajti këtë të premte në Romë një fjalim të kushtëzuar nga pandemia Covid-19, ndonëse në thelb qëndronte thirrja për paqe dhe humanizëm.


Ai gjithashtu i bëri thirrje shteteve, bizneseve dhe organizatave për bashkëpunim dhe disponueshmëri të vaksinave tek të gjithë shtresat e popullsisë, përfshirë të varfërit.




“Në këtë moment historik të shënuar nga kriza ekologjike dhe nga çekuilibrat seriozë ekonomikë dhe socialë, të përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit, ne më shumë se kurrë kemi nevojë për vëllazërim të bazuar në dashuri të vërtetë”, – tha Ati i Shenjtë.


“Ne nuk mund ta lejojmë veten të mbyllemi në nacionalizëm dhe individualizëm, të cilat rrezikojnë të na bëjnë indiferentë në bazë të ligjeve të tregut dhe patentave që vendosen mbi ligjet e dashurisë. I bëj thirrje shteteve, bizneseve dhe organizatave për të promovuar bashkëpunimin dhe jo konkurrencën për të bërë të disponueshme vaksinat për të gjithë, veçanërisht për më të prekshmit dhe atyre më në nevojë”, – vijoi ai.


Përballë një sfide që nuk njeh kufij , tha Papa Françesku, nuk mund të ngrihen pengesa. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë”. “Sot është rasti për të rizbuluar familjen, një burim paqeje për të gjithë njerëzimin“, – përfundoi Ati i Shenjtë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas