Aktualitet

Papa Françesku thirrje gazetarëve: Jepini fund lajmeve të rreme





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 14:56 - 19/05/19 |
mapo.al

Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme. Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.


“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës”, ishin fjalët e Papës.



Ai u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi.



Etiketa: , , , ,

Pas