Aktualitet

Papa Françesku vaksinohet kundër koronavirusit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:16 - 14/01/21 |
mapo.al

Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi sot Vatikani.






Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.


Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, “doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut”, tha zëdhënësi Matteo Bruni.







Të mërkurën ishte raportuar se Papa Françesku kishte marrë vaksinën, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin lajmin. Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes. Nuk është njoftuar se me cilën vaksinë janë imunizuar.




Në një intervistë të transmetuar gjatë fundjavës, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve që të bënin vaksinën.



Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura./REL/

1


Etiketa: , ,

Pas