Aktualitet

Papa Françesku zhvillon takimin historik me klerikun në Irak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 06/03/21 |
mapo.al

Papa Françesku ka zhvilluar takimin historik me klerikun e nderuar mysliman Shia, Ajatollah Grand Ali al-Sistani, në qytetin e shenjtë të Irakut, Najaf.






Takimi i Papës me 90-vjeçarin Sistani, i cili rrallë del në publik, përfaqësoi një nga samitet më domethënëse midis një pape dhe një figure kryesore myslimane, në vitet e fundit.


Papa ka arritur dje në Irak, ku u prit nga kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi. Ai u takua me klerikë dhe zyrtarë të tjerë në një kishë në Bagdad, që ishte vendi i një masakre në 2010.





Turi i Papës në Irak do të jetë 4 ditor, ku do të zhvillojë takime në 6 qytete të vendit. Pas takimit me klerikun mysliman në Najaf, ai do të niset për në Nasiriya, ku do të mbajë një takim ndërfetar në Ur, që konsiderohet vendlindja e Abrahamit.



Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Papës që pas shpërthimit të pandemisë. Ai u shpreh se kjo vizitë ishte e domosdoshme dhe ka si qëllim të nxisë dialogun ndërfetar.



Iraku ka vendosur një shtetrrethim të plotë për shkak të vizitës së Papës, për të minimizuar rreziqet e shëndetit dhe sigurisë.

1


Etiketa: , , ,

Pas